Doktori zbulon arsyen gjeniale pse Messi e ka stërvitur veten ta shtrëmbojë kyçin kur gjuan goditjet e lira

Futboll 23 Maj 2020 10:10

Ka shumë pak dyshime se Lionel Messi është një prej më të mirëve që kemi parë ndonjëherë në një fushë futbolli.

Me topin, argjentinasi është i pandalshëm dhe çkado që themi tash do të ishte e tepërt, pasi tashmë është thënë dhjetra mijëra herë.

Në mesin e shumë atributeve të jashtëzakonshme të Messit, janë gjuajtjet e lira, në fakt ai është një prej më të mirëve në histori në këtë aspekt.

Diçka që mund të keni vërejtur në vitet e fundit është mënyra se si gjuan nga ndërprerja Messi.

Një njeri i cili e ka studiuar këtë është Dr. Rajpal Brar. Javën e kaluar ai diskutoi me “Squaëka” teknikën e Cristiano Ronaldos dhe Messit.

Dhe zbuloi si Messi e ka stërvitur trupin për ta thyer kyçin e këmbës kur gjuan.

“Kur Messi e gjuan topin, ai drejton kofshën nga e djathta. Ai vërtetë lëvizë kiofshët nga e djathta, pasi ka për qëllim që ta hap të majtën për të gjuajtur,” tha doktori.

“Dhe ajo që bën me këmbën e djathtë, është se vendos tërë peshën në pjesën e jashtme të këmbës, në mënyrë që ta përcjellë si duhet kur e godet topin – këmba e majtë shkon nga e majta në të djathtë, tash gjithçka shkon në pjesën e jashtme të kyçit, gati njejtë si kur ndrydhni kyçin.

“E quajmë ‘ndrydhje inversioni’, kur ndrydhet përbrenda, është e njëjta forcë. E keni krejt forcën në të jashtmen e kyçit por ndrydhet brenda. Por në rastin e Messit, ai e ka stërvitur veten dhe trupin për ta kontrolluar mocionin.”

-->