Dominimi i vëllezërve Marquez: Alex kampion në Moto 2

Moto GP 03 Nëntor 2019 10:21

Vëllezërit Marquez janë duke dominuar botën e garave me motoçikleta.

Anash Marc Marquez i cili nuk po njeh rival gjatë këtij viti në Moto GP, suksese po korr edhe vëllai i tij, Alex, në Moto 2.

Alex është shpallur kampion bote në Moto 2, pas një gare të jashtëzakonshme me 18 xhiro.

Marquez la prapa vetës së tij rivalin kryesorë, Luthi, për ta bërë titullin e kampionit të tijin.

Në anën tjetër, vëllai i tij Marc do të garojë sot, në Grand Prixin e radhës, ku synon tjetër fitore, edhe pse ka siguruar titullin

-->