Doncic arrin rekord

Basketboll 21 Nëntor 2019 14:27

Luka Doncic shkruan historinë në NBA, duke u bërë lojtari më i ri i kompeticionit elitar të basketbollit që realizon 2 “triple double” radhazi.

Një rekord që i përkiste Oscar Robertsonit dhe që slloveni i Dallas Mavericks e theu në ndeshjet me San Antonio Spurs dhe me Golden State Warriors. Në fitoren e thellë 142-94 ndaj finalistëve të sezonit të fundit, Doncic realizoi 35 pikë, 10 asistime dhe rrëmbeu 11 topa poshtë koshit.

-->