Doncic nderon Mavericks ndaj Warriors, humbje rëndë për Lakers

NBA 28 Shkurt 2022 10:25

NBA vijon me duelet emocionuese. Golden State Warriors-Dallas Mavericks ishte një prej atyre që u zhvillua këtë herë dhe u fitua nga skuadra teksane me rezultatin 107-101. Ylli i mbrëmjes ishte Luka Doncic, me 34 pikë e 11 rebound, ndërkohë që një ndihmë të madhe e dha edhe Spencer Dinëiddie, me 24 pikë. Për Warriors paraqitja e mirë e Stephen Curry (27 pikë, 10 asiste, 4 rebound) nuk mjaftoi.

Denver Nuggets ka bërë detyrën kundër Portland Trail Blazers me shifrat 124-92. JaMychal Green ishte shënuesi më i mirë, me 20 pikë, ndërkohë që regjistroi edhe 10 rebound. Nikola Jokic shënoi vetëm 8 pikë, por numëron edhe 11 asiste e 18 rebound, kurse DeMarcus Cousins realizoi 19 pikë, 6 asiste e 8 rebound.

Goditje e rëndë për Los Angeles Lakers, që e pësoi 95-123 kundër New Orleans Pelicans. 32 pikët e Lebron James nuk mjaftuan, ndërkohë që në krahun tjetër udhëheqësit e skuadrës ishin CJ McCollum (22 pikë, 8 asiste, 5 rebound) dhe Jonas Valanciunas (19 pikë, 2 asiste, 10 rebound).

Humbje befasuese për Charlotte Hornets, kundër Detroit Pistons me rezultatin 126-127. Një duel që u vendos pas një shtese dhe Terry Rozier (33 pikë) dhe Miles Brigdes (29 pikë, 5 asiste, 10 rebound) u dorëzuan para miqve nga Michigani. Saddiq Bey realizoi 28 pikë për Pistons, Jerami Grant 26, Kelly Olunyk 20 dhe Cade Cunningham 19.

Fitore e rëndësishme për Los Angeles Clippers, që likuidoi me vështirësi 99-98 Houston Rockets. Reggie Jackson (26 pikë, 6 asiste, rebounds) dhe Ivica Zubac (14 pikë, 3 asiste, 15 rebound) ishin ata që spikatën për skuadrën nga Kalifornia. / oversport.tv

-->