Doni të dini cila është magjia e plejofit të NBA – shikoni këtë video

Basketboll 15 Prill 2018 14:49

Plejofi i ligës NBA është ngjarje në vete. Basketbollistët më të mirë në botë sfidojnë njëri – tjetrin në një garë që zhvillohet pas një sezoni të rregullt maratonik prej 82 ndeshjeve dhe kurorëzohet me serinë finale, ku takohen kampionate Konferencës Lindore dhe asaj Perëndimore.

Pikërisht në plejof këta basketbollistë zhvillojnë ndeshjet e tyre më të mirë dhe pikërisht në plejof lindin legjendat. Në një montazh që ka bërë NBA on ESPN mund të ndiqni disa prej momenteve të plejofit që kanë shënuar karrierat e Michael Jordanit, Kobe Bryantit dhe disa prej momenteve më të interesante të 30 vjetëve të fundit në NBA.

Kënaquni me videon.