Donis Avdijaj rikthehet në Holandë, fillon stërvitjet me këtë skuadër

Futboll 16 Tetor 2020 18:16

Futbollisti kosovar, Donis Avdijaj pritet që të rikthehet në Holandë përsëri.

Trajneri i FC Emmen, Dick Lukkien në konferencë për media ka konfirmuar se Avdijaj do të filloj stërvitjet këtë javë, ku dhe do të provohet.

FC Emmen bën gara në ligën kryesore holandeze të futbollit, Erdivisie.

Avdijaj dikur shihej si talenti më i madh kosovar dhe sa ishte tek Schalke kishte një klauzol 50 milionë euro.

-->