Donjeta Sadiku flet pas meçit me boksieren ruse që e përfaqësoi Serbinë

Boksieria kosovare, Donjeta Sadiku e mbylli pjesëmarrjen në turneun ndërkombëtar të boksit, ‘Strandzha Cup’ me luftën ndaj boksieres ruse, Natalia Shadrina që e përfaqësoi Serbinë, në kategorinë deri në 60 kilogram.
Në një prononcim për Insportin, lidhur me eksperinencën e saj në ‘Strandzha Cup’, Sadiku tha: “Ka qenë turnir i fortë dhe sfidues. Në meçin e ndaj boksieres nga Finlanda triumfova, kurse meçi ndaj boksieres nga Uzbekistani, që ka një bagazh të madh sportiv, ishte meç i fortë dhe i nevojshëm për mua pasi që është një ndër kundërshtaret më të forta për mua, por që arrita të fitoj”.
Donjeta Sadiku ka zbuluar poashtu detaje nga meçi me boksieren ruse, të cilin e cilësoi si të vështirë.
“Meçi me reprezentuesen e Serbisë ka qenë një meç i vështirë, pasi që kundërshtarja është boksiere me përvojë të madhe. ‘Lufta’ nuk shkoi ashtu siç e kam pritur, mirëpo në të ardhmen do të kem një paraqitje edhe më të mirë” – tha Sadiku.

Teksa, ajo zbuloi se do të jetë pjesëmarrëse në kampionatin botëror që mbahet në muajin Maj në stamboll.
“I kemi analizuar meçet së bashku me trajneren time, Marjola Sallauka, dhe do të punojmë për meçet e ardhshme të cilat i kam në kampionatin botëror që mbahet në muajin Maj në Stamboll” – përfundoi Sadiku.

Sadiku garoi për Kosovën në Lojërat Olimpike Verore 2020 në kategorinë e peshave të lehta për femra, ku u mposht nga britanikja, Caroline Depuis, dhe më parë ka konkurruar për vendin në Lojërat Evropiane 2019.
/Insporti.com