Donjeta Sadiku kalon në çerekfinale të ‘Strandzha Cup’ – do të ndeshet me boksieren ruse që e përfaqëson Serbinë

Sporte të tjera 22 Shkurt 2022 18:57

Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku ka triumfuar përball kundërshtares nga Uzbekistani, Raykhona Kodirova në turneun ndërkombëtar të boksit, ‘Strandzha Cup’, që po zhvillohet në Sofje të Bullgarisë.

Pasi mposhti kundërshtaren nga Uzbekistani, Sadiku ka siguruar kualifikimin në çerekfinale.

Në fazën e radhës, Donjeta do të ndeshet me boksieren ruse, Natalia Shadrina, e cila e përfaqëson Serbinë.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi, Federata e Boksit të Kosovës.

“Fitorja e dytë e Donjeta Sadikut kundër boksieres nga Uzbekistani, Kodirova Raykhona, në të tetën e finales”.

“Nesër më 23 shkurt në çerekfinale në luftë për medalje, Donjeta bokson kundër boksieres ruse që përfaqëson Serbinë, Shadrina Natalia”.

/Insporti.com

-->