Donjeta Sadiku mposhtet nga boksierja ruse me nënshtetësi serbe
Sporte të tjera
23 Shkurt 2022
16:42

Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku ka pësuar humbje në çerekfinale të turneut ndërkombëtar “Strandja” që u mbajt në Sofie të Bulgarisë, Bullgaria.
“Sot në çerekfinale në luftë për medalje 60kg. Donjeta Sadiku pësoi humbje kundër boksierës ruse me nënshtetësi të Serbisë, Shadrina Natalia”, ka njoftuar Federata e Boksit të Kosovës.
Të kujtojmë se në këtë turne Kosova po prezantohet edhe me boksierin Patriot Behrami që meçin e tij e ka rreth orës 18:30 sot.