Donjeta Sadiku sot në ring kundër boksieres ruse që përfaqëson Serbinë

Boks 23 Shkurt 2022 09:32

Sot në turneun ndërkombëtar “Strandja” në Sofia të Bullgarisë do të garojnë dy boksierët kosovarë, Donjeta Sadiku dhe Patriot Behrami, njofton Insporti.

Donjeta Sadiu garon në kategorinë deri në 60 kilogramë dhe Patriot Behrami në kategorinë deri në 71 kilogramë.

Kundërshtare e Sadikut do të jetë boksierja ruse që përfaqëson Serbinë, Shadrina Natalia, ndërsa meçi nis nga ora 14:00.

Në anën tjetër, Patriot Behrami do të ketë punë me boksierin spanjoll, Assokho Ndiaye Youba, kurse meçi i tyre fillon nga ora 18:00.

Më poshtë njoftimi i Federatës së Boksit të Kosovës:

-->