Donnaruuma i dërgon “selam” Interit para derbit

Futboll 20 Shtator 2019 09:26

Portieri i Milanit Gigi Donnaruuma ka thënë se janë gati për të bërë më të mirën kundër Interit.

Milani ka fituar dy nga tri ndeshjet e fundit nën urdhrat e trajnerit, Marco Giampaolo.

Ai ka thënë se kanë grup të mirë dhe do të bëjnë më të mirën në krye ndeshjen e javës.

“Kemi grup të bukur. Me trajnerin e ri kemi disa probleme në fillim, por jemi duke punuar mirë. Kemi fituar dy nga tri ndeshjet e fundit, nuk kemi luajtur mirë, por fitoret janë duke na kthyer në vendin e duhur. Ky derbi na jep energji dhe emocion. Samir është portier i mirë, më pëlqen si e sulmon topin dhe ia dimë të gjitha kualitetet”, deklaroi ai.

Interi do të ndeshet me Milanin këtë të shtunë në ora 20:45.