Dortmund – Barcelona, formacionet me një lajm të keq për mysafirët

Futboll 17 Shtator 2019 09:07

Borussia Dortmund dhe Barcelona takohen sonte në Ligën e Kampionëve.

Borussia Dortmund është nikoqire e Barcelonës sonte në fillimin e edicionit të ri të Ligës së Kampionëve.

E përditshmja sportive katalane Mundo Deportivo ka publikuar formacionet e mundshme të skuadrave.

Lionel Messi është rikthim i konfirmuar te skuadra katalane.

Mirëpo, ai ende nuk është i gatshëm për të luajtur nga minuta e parë dhe pritet ta nisë ndeshjen si rezervist.