Dortmund cakton çmimin për Pulisic

Futboll 09 Shkurt 2018 08:02

Tashmë është bërë i ditur interesimi i skuadrave angleze, Liverpool e Manchester United dhe asaj gjermane të Bayern Munich, për anësorin e talentuar amerikan.

Christian Pulisic është vetëm 19 vjeçar dhe qysh tani është futur në mesin e klubeve të mëdha evropiane, të cilët duket se gjatë verës do të garojnë fuqishëm për shërbimet e tij.
Duke e parë këtë interesim, skuadra e tij aktuale, Borussia Dortmund, ka caktuar klauzolën për mesfushorin e saj të talentuar. Çmimi i tij është 100 milion euro dhe ekipet e interesuar do të duhet të hapin seriozisht “kuletat” e tyre, për të siguruar shërbimet e tij.

Megjithatë, bëhet e ditur se përkundër klauzolës, gjermanët e Dortmund do të tentojnë ta mbajnë amerikanin edhe më tutje në “Signal Iduna Park”, duke i ofruar kushte më të mira në kontratën e re. /Insporti.com

-->