Dortmund mposht Sportingun

Futboll 28 Shtator 2021 23:18

Skuadra gjermane, Dortmund arriti të arkëtojë pikë të plota në ndeshjen e raundit të dytë të fazës grupore në Ligën e Kampionëve, duke mposhtur Sportingun.

Donyell Malen e zhbllokoi rezultatin (47’) pasi pranoi një top nga Jude Bellingham dhe e dërgoi topin në rrjetë.

Skuadrat shkuan në pushim me epërsi të BVB, ndërsa në fraksionin e dytë nuk u shënuan gola të tjerë, ashtu që nikoqirët e fituan takimin.

Borussia Dortmundi ndan pozitën e parë në Grupin C me pikë të barabarta me Ajaxin, nga gjashtë, por skuadra holandeze ka golaverazh më të mirë. Sportingu nuk ka arkëtuar asnjë pikë pas dy ndeshjesh.

-->