Dortmund shtyen fluturimin drejt Londrës – i ndodh diçka e pazakontë

Futboll 12 Shkurt 2019 17:31

Futbollisti i Borussia e Dortmundit, Jadon Sancho është bërë shkak i shtyerjes së fluturimit të skuadrës së tij drejt Londrës para ndeshjes me Tottenham Hotspurs në Ligën e Kampionëve.

Borussia Dortmund do të jetë nesër (e mërkure) mysafir i Tottenham Hotspur në ndeshjen e parë të 1/16-ës në Ligën e Kampionëve.

Por, një ditë para nisjes për në Londër të Anglisë klubi gjerman ka shtyer fluturimin, për shkak se ylli i skuadrës së tyre, Jadon Sancho, ka harruar pasaportën, raporton Eurosport.

18 vjeçari e kuptoi se kishte harruar pasaportën pasi skuadra kishte mbërritur në aerport dhe i duhej të kthehej në shtëpi.

Skuadra gjermane duhej të arrinte sot në Londër dhe të zhvillonte një stërvitje para ndeshjes së nesërme. /Insporti.com