Dortmundi fiton Kupën e Gjermanisë

Futboll 13 Maj 2021 22:51

Dormundi është fitues i Kupës së Gjermanisë.  

Skuadra verdhezi e mposhti me rezultat 4:1 Leipzig-un, në ndeshjen që u luajt në stadiumin “Olimpia” në Berlin.

Gjithçka u krye në 45 minutat e parë, kur Dortmundi udhëhoqi me rezultat 0:3 falë golave të Sanchos (5′ e 45+1′) e Haalandit (28′). 

Leipzig shënoi golin e nderit në minutën e 71-të përmes futbollistit Olmo.

Në minutën e 87-të, Erling Haaland shënoi golin e dytë personal dhe të fitores së thellë me rezultat 1:4.

Verdhezinjtë treguan angazhim dhe sulmuesit e tyre ishin në nivelin më të mirë, sidomos futbollistët Haaland dhe Sancho, që secili shënoi nga dy gola.

-->