Dortmundi nuk di të ndalet, e kërkon sulmuesin e Juventusit

Futboll 24 Maj 2019 15:56

Borussia Dortmund nuk e ka në plan të ndalet sa i përket prurjeve në klub.

Pas tre super transferimeve që ka bërë nga Bundesliga duke blerë, Thorgan Hazard, Nico Schulz dhe Julian Brandt, tani Dortmund kërkon të transferojë edhe yje jashtë Gjermanisë.

Bëhet fjalë për sulmuesin e Juventusit, Mario Mandzukiq të cilin gjermanët dëshirojnë ta kthejnë përsëri në futbollin gjerman.

Pasi dështuan ta transferonin një vit më parë, ata duan të provojnë përsëri dhe sipas gazetës “Bild”, në Dortmund i garantojnë një vend titullar në formacion, gjë që nuk e ka të sigurt te Juve.

Problemi i vetëm qëndron te paga që Mandzukiq merr te Juve.

Kroati paguhet 6 milionë euro në vit, shifër kjo që nuk mund të përballohet nga ana e Dortmund, por këta të fundit do të tentojnë të ulin kërkesat e futbollistit për ta bindur të kalojë në “Signal Iduna Park”.

Mandzukiq në Gjermani ka luajtur te skuadra e Ëolfsburgut dhe Bayern Munichut./Insporti