Dortmundi nuk do ti shes yjet më tek Bayerni

Futboll 23 Maj 2019 16:29

Në pesë vitet e kaluara, Bayern Munich e kishte shfrytëzuar ekipin e Borussia Dortmund si një market i mirë për të kompletuar skuadrën e tyre.

Shumë emra të njohur kanë ndërruar ambient nga Borussia Dortmund te Bayern Munich.

Po e nisim me Robert Lewandowskit i cili ishte një ndër blerjet më të mëdha.

Sulmuesi polak kishte kaluar te gjiganti bavarez nga ‘milionerët’ pa as edhe një cent të vetëm, pak kohë pasi që Mario Gotze kishte firmosur për 45 milionë euro.

Tjetër transferim ishte Mats Hummels që zbarkoi në ‘Alianz Arena’.

Por, duket se gjërat tashmë kanë ndryshuar.

Siç raporton e përditshmja gjermane Bild, ‘verdhezinjtë’ nuk janë më të interesuar ta forcojnë rivalin e madh të Bundesligës, prandaj impakti i bavarezëve te Dortmund po shkon në rënie e sipër.

Në fakt transferimi i Christian Pulisic te Chelsea për 64 milionë euro e dëshmon këtë gjë më së miri, pasi që edhe Bayern Munich ishte në garë për ti siguruar shërbimet e yllit amerikan.

Jadon Sancho, Paco Alcacer dhe Marco Reus janë futbollistët që po kërkohen nga skuadrat e shumta gjithandej Evropës, por një gjë është e sigurt, asnjëri prej tyre nuk do të përfundojë te Bayerni.

Vetëm pak ditë më parë Julian Brandt, Thorgan Hazard dhe Nico Schul u prezantuan si futbollistët më të rinj të gjigantit gjerman./Insporti