Dovizioso fiton dhe Lorenzo del nga shtegu

Moto GP 09 Shtator 2018 17:10

Shpërblimi i Madh i San Marions në MotoGP, garat për të cilin janë zhvilluar në shtegun Misano, do të mbahen në mend për shkak të incidentit shumë të rrallë dhe të rrezikshëm midis dy ngasësve në Moto2.

Sidoqoftë, përtej këtij incidenti garat në Misano ishin interesante dhe në klasën kryesore edhe një herë u dëshmua se Honda dhe Ducati janë shumë përpara Yamahas dhe deklaratat e Valentino Rossit se i duhen “dy të tretat për rreth për të hyrë në podium”, duket se nuk janë arsyetime të kota.

Në MotoGP fitues doli Andrea Dovizioso, italiani i Ducatit, i cili pati garë të shkëlqyeshme dhe fitoi për herë të tretë me radhë për Ducatin, diçka që ndodhë për herë të parë që nga viti 2008.

I dyti në garë doli Marc Mraquez, me më shumë se 2 sekonda diferencë me fituesin, mirëpo, deri në momentet e fundit Marquez ishte në luftë për fitore dhe binishi i qetë iu mundësua Doviziosos, vetëm pasi Marquez bëri një gabim në kthesën e tetë, që për pak nuk i kushtoi me dalje nga shtegu.

Një nga favoritët që nuk arriti ta përfundojë garën, për shkak të daljes nga shtegu, është Jorge Lorenzo, i cili në fakt u nis nga pole position dhe kjo bëri që në shkallën e tretë në podium, të ngjitet Cal Crutchlow i Hondas.

-->