Drag Race 1, gara automoblistike nesër në Sllatinë

FASK 21 Maj 2021 19:41

Për dashamirët e auto sportit, pista e vjetër e aeroportit në Sllatinë do të jetë në qendër të vëmendjes për këtë fundjavë, pasi do të mbahet Drag Race, i pari për këtë vit.

Auto Klubi Eurogoma RT në bashkëpunim me Federatën e Auto Sportit të Kosovës (FASK) kanë bërë shumë punë gjatë ditëve të fundit dhe tashmë gjithçka është gati për spektaklin e madh.

Interesimi për pjesëmarrje është i madh, e përveç garuesve vendorë dhe atyre nga diaspora, do të ketë edhe garues nga vendet tjera.

Të shtunën, duke filluar nga ora 09:00-10:30 bëhet paraqitja në garë dhe pajisja me numrat startues, për të vazhduar me verifikimin e dokumentacionit dhe kontrollin teknik të veturave (procedura këto që do të kryhen në pikën e karburanteve “Shell” në Sllatinë).

Nga ora 12:40-12:50 është paraparë brifingu me garues, ndërsa kualifikimet fillojnë në orën 13:00.

Gjatë të shtunës pritet të mbahet edhe gara zyrtare për klasat 16, 15 dhe 14 për të tri divizionet (FWD, RWD dhe AWD).

Ndërsa, të dielën prej orës 10:00-10:45 mbahet brifingu me garues derisa në orën 11:00 nis gara për klasat 13, 12, 11…

Policia e Kosovës, Brigada e Zjarrfikësve dhe Ndihma e Shpejtë do të jenë të pranishëm për çdo eventualitet, ndërsa për fituesit e të tri divizioneve, Eurogoma do të ndajë nga një set gomash.

-->