Dragusha: Rrahmanit nuk i intereson se çka flet publiku

Kombëtarja 14 Nëntor 2019 23:47

Ndihmës-trajneri i Dritës Alban Dragusha ka deklaruar se futbollistët e Kosovës  nuk është dashur të merren me publikun çek, por të luanin futboll, raporton Insporti.com.

Tifozët çekë gjatë pjesës së dytë kanë ofenduar futbollistët e Kosovës në baza racore dhe për këtë e kanë konfirmuar edhe Amir Rrahmani me Aro Muric.

Ndërsa, Dragusha i ftuar në rolin e analistit në SuperSport Kosova për këtë ndeshje befasoi me deklaratën e tij.

“Rrahmanit nuk i intereson se çka flet publiku. Është dashur të luanim luanim futboll. Jemi mësuar me thirrje Kosova është Serbi”, vlerësoi Dragusha.

′Kosova të dielën do të zhvillojë ndeshjen e fundit të grupit A kundër Anglisë, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Pas kësaj humbje, Kosova mbetet në pozitën e tretë me 11 pikë duke i humbur gjasat për kualifikim direkt nga grupi.

Kosova do të përballet në gjysmëfinale me Maqedoninë e Veriut, që luan si vendase. Në rast të fitores, në finale e pret Gjeorgjia ose Bjellorusia. /insporti.com/

 

Rrahmani tregon bisedën me gjyqtarin Rocchi: Bisedova me të në gjuhën italiane për koret raciste

-->