Drama dhe spektakli i boksit fitohet nga Whyte – mposhti Parkerin (VIDEO)

Boks 29 Korrik 2018 01:15

Dillian Whyte ka mposhtur rivalin e tij të peshave të rënda, Joseph Parkerin, në duelin e tyre të zhvilluar në “O2 Arena” të Londrës.

Whyte e mundi në pikë Parkerin, fitore që i rrit shanset për të lufutar për titull të botës.

Britaniku 30-vjeçar kështu arriti fitoren e tetë me radhë, duke u treguar më i fortë se ish-kampioni i peshave të rënda në WBO, në një duel ku nuk u kursyen asnjëri nga boksierit.

26-vjeçari Parker u rrëzua dy herë në këtë meç – në rundin e dytë dhe të nëntin, transmeton Insporti.

Boksieri nga Zelanda e Re ishte mundur nga Joshua në muajin mars të këtij viti, derisa Whyte tani ka rritur gjasat që të ndeshet me Joshuan për titullin e kampionit të botës.

Whyte, duke folur pas meçit, tha se dëshiron të ndeshet përsëri me Joshuan, që mban titujt e WBA, IBF dhe WBO.

“Dua të ndeshem me Joshuan përsëri. Ka gjëra në të cilat duhet të punojmë, por nëse ai e dëshiron meçin mund ta ketë”, tha në fund Whyte.

Joshua e kishte rrahur në dhjetor të vitit 2015 Whyten, për t’u bërë kampioni britanik i peshave të rënda. /Insporti.com


More to follow

-->