Drama e GP të Arabisë fitohet nga Hamilton, titulli i kampionit vendoset në Abu Dhabi

Sporte të tjera 05 Dhjetor 2021 20:56

Piloti Lewis Hamilton ka arritur të fitojë Grand Prixin e Arabisë Saudite.

Në një garë me shumë tensione e aksidente, ku pista u mbyll katër herë gjatë ndeshjes, kampioni kishte përgatitjen e nevojshme psikologjike për të triumfuar.

Për pjesën më të madhe të garës, kampioni në fuqi ishte në ndjekje të holandezit të Red Bull, Max Verstappen.

Megjithatë, dy gabime dhe veprime të rrezikshme të Verstappen e penalizuan këtë të fundit me pikë, derisa më pas Hamilton bëri edhe parakalimin.

Britaniku e mbylli garën në pozitën e parë dhe lë të hapur gjithçka për garën e Abu Dhabi, ku edhe do të vendoset titulli i kampionit.

Hamilton dhe Verstappen janë tashmë baras me pikë në renditjen e përgjithshme, shkruan lajmi.net.

Sa i përket renditjes së skuadrave për konstruksion, Mercedes përforcon pozitën e parë pas garës së sotme.

Sonte në Arabi, podiumi regjistron Hamilton të parin, Verstappen të dytin dhe Bottas i treti.

-->