Dramatike, goli “i çmendur” nga 80 metra në minutën e fundit, bën xhiro nëpër botë

Futboll 15 Prill 2021 10:58

Duket si e pabesueshme, por është e vërtetë. Një gol i “çmendur” është realizuar në kampionatin elitar të Meksikës, në ndeshjen midis Paçukës ndaj Pueblas, e cila përfundoi me rezultatin 3-1 për miqtë.

Në minutën e 90+6-të, ishte një goditje këndi për skuadrën e Paçukës. Portieri Ustari del përpara në zonën kundërshtare, për të ndihmuar skuadrën e tij në synimin për të barazuar në 2-2 në aksionin e fundit të takimit.

Por gjatë aksionit, futbollisti Salvador Rejes i Pueblas, jo vetëm që e largon topin nga zona, por e adreson atë në drejtim të portës kundërshtare të boshatisur. Topi i tij, nga një largësi prej 80 metrash përfundon në rrjetë, duke fiksuar rezultatin 3-1.

-->