Dramë në fund të takimit, Kosova mbetet me një lojtar më pak ndaj Moldavisë

Nations League 18 Nëntor 2020 20:54

Është duke u zhvilluar ndeshja e fundit e grupit të tretë në Ligën C mes Kosovës dhe Moldavisë, shkruan Insporti.

Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për Kosovës sepse në rast se nuk pëson humbje, do të mbetet në Ligën C.

Lirim Kastrati ka zhbllokuar takimin në minutën e 26-të pas një topi të kthyer në mbrojtje, ku Kastrati goditi saktë me këmbën e djathtë.

Ibrahim Dresevic është ndëshkuar me karton të kuq duke bërë ndërhyrje si lojtari i fundit në minutën e 85-të të takimit./Insporti.com/

-->