‘Dramë’ në garën e parë të Formula 1, vetëm 13 makina përfundojnë garën – triumfon Bottas

Formula 1 05 Korrik 2020 17:24

Një nga garat më interesante të Formula 1, është zhvilluar pikërisht në garën e parë të këtij sezoni për Çmimin e Madh të Austrisë.

Nga 20 garues, vetëm 13 prej tyre arritën ta përfundonin garën për shkak të përplasjeve që ndodhën gjatë 71 xhirove.

Mercedes u tregua dominues edhe në sezonin e ri, pasi Valterri Bottas arriti të udhëhiqte pothuajse nga fillimi i garës dhe triumfoi në fund.

Lewis Hamilton ishte në pozitën e dytë por në fundin e garës ai pati një përplasje me pilotin e RedBull, Albon, duke marrë një penallti prej pesë sekondash dhe kësisoj përfundoi i katërti – jashtë podiumit.

Charles Leclerc e mbylli garën në pozitën e dytë, kurse befasisht Lando Norris përfundoi në podium me makinën e tij McLaren.

Sebastian Vettel arrit të përfundonte vetëm në pozitën e dhjetë, pasi një përplasje në fillim të garës.

-->