Dramë në kryeqytet, mbyllet ndeshja M-Technologie – Skenderaj

Volejboll 17 Qershor 2020 17:32

Ekipi i M-Technologie shënon fitoren e parë në garat e play-off-it të Superligës së Kosovës në volejboll, ndërsa Skenderaj fitoi pikën e parë.

Ç’ është e vërteta sfida mes M-Technologie dhe Skenderajt, ka qenë dramë e madhe, por të cilën e fituan vashat kryeqytetase me rezultat të ngushtë 3:2 (27:25, 20:25, 25:17, 23:25, 16:14), në ndeshjen që u zhvillua në palestrën “1 Tetori”.

Seti i parë ishte për infarkt, me një rivalitet të madh, por M-Technologie ngadhënjeu me 27:25. Në setin e dytë, fituan Skenderaj me 5 pikë dallim (20:25), ndërsa në të tretin prishtinaset ishin më të mira me 25:17. 

Seti i katërt me rivalitet të madh por vashat e Skenderajt dolën me të mira me 23:25 dhe barazohen shifrat 2:2. 

Në setin taj-brek lojë për infarkt dhe për një fije të flokut fituan vendaset me 16:14, me rezultat të përgjithshëm 3:2.   
Kryetrajneri i M-Technologie, Naser Krasniqi është i lumtur për fitoren e parë në play-off, ndërsa Yll Kadriu i Skenderajt me pak fat do të kthehej triumfues.

-->