Dramë në minutat e fundit, Llapi kërkon penallti ndaj Ballkanit

Futboll 28 Prill 2021 16:13

Janë duke u zhvilluar katër ndeshje të javës së 31-të në Superligën e Kosovës në futboll, raporton Insporti.

Prishtina 3-1 Trepça 89

76′ Kryeziu ka rikthyer epërsinë prej dy golave të Prishtinës.

Trepça 89 ka shënuar golin e parë të takimit përmes A. Muja në minutën e 69-të.

Kryeziu L. dyfishon epërsinë e Prishtinës duke shënuar golin e dytë të ndeshjes në minutën e 67-të.

E. Krasniqi ka shënuar për epërsinë e Prishtinës në minutën e 49-të të takimit.

FC Besa 1-1 Drita

Përfundon takimi, Drita bie në pozitën e tretë pas barazimit ndaj Besës në Pejë.

Drita ka barazuar rezultatin ndaj Besës në minutën e 63-të në takimi i cili po zhvillohet në Pejë.

19′ Ardi Tahiri (Bes) gjuan me kokë dhe realizon për 1-0.

FT: Ballkani 1–0 Llapi

Përfundon takimi, Ballkani arkëton pikët e plota në një takimi jashtëzakonisht të tensionuar ndaj Llapit.

90+5 Llapi kërkoi penallti në minutën e fundit, ku u ndërpre takimi për disa minuta. Gjyqtari nuk vendosi për një gjë të tillë përkundër protestave të shumta të stafit dhe lojtarëve nga Podujeva.

90 – Elvis Prençi (Llapi) është ndëshkuar me karton të kuq pas ndërhyrjes nga mbrapa ndaj Mevlan Zekës.

Ballkani kaloi në epërsi kundër Llapit pas gjysmë ore lojë me golin e Blend Baftiut. Vetëm pak sekonda më vonë, ndeshja u ndërpre për disa minuta. Një ndërhyrje e ashpër e Kushtrim Gashit në Arbnor Ramadanin, nxeu gjakërat e futbollistëve.

Gjilani 0-0 Drenica

-->