Dramë në Portugali, PSG shënon dy gola në minutat e fundit

Futboll 12 Gusht 2020 22:58

PSG ka përmbysur rezultatin ndaj Atalantes në Ligën e Kampionëve, transmeton Insporti.

Fillimisht ka barazuar rezultatin në minutën e fundit përmes mbrojtësit brazilian Marqiuino.

Dy minuta më vonë, Choupo Moting shënoi për ta “fundosur” Atalanten e Gasperinit.

Ndeshja përfundoi 2-1 ndërkohë golin e vetëm për Atalanten e shënoi Pasalic në pjesën e parë.

Me këtë fitore, PSG pret në gjysmëfinale fituesin e takimit Atletico Madrid – RB Leipzig./Insporti.com/

-->