Drejtor sportiv i Dritës: “Ne që nuk ia kemi dhënë nënshkrimet kryetarit aktual po dëmtohemi në çdo ndeshje”

Futboll 14 Mars 2022 22:30

Më 2 mars, Komiteti Ekzekutiv i FFK-së shpalli zgjedhjet për kryetar të cilat do të mbahen më 6 prill.

Në Kuvend që do të mbahet me 6 prill do të jenë të pranishëm Komiteti Ekzekutiv i FFK- dhe kryesuesit e organeve dhe trupave statutare. Por rëndësinë më të madhe e kanë 59 delegatët që kanë të drejtë vote në Kuvend.

Çdo klub i Superligës së Kosovës ka dy delegatë (dy vota), që i bije gjithsej 20 delegatë nga elita e futbollit. Klubet e Ligës së Parë kanë nga një delegat (gjithsej 20 delegatë).

Secili nga kandidatët për të paraqitur kandidaturën i duhen gjithsej 15 nënshkrime të delegatëve të lartcekur.

Lidhur me nënshkrimet e delegatëve nga klubet përkatëse, për Tëvë1 ka folur drejtori sportiv i Dritës, Valon Zymberi, i cili tha se në zgjedhjet të cilat janë shpallur nga FFK-ja po e dëmtojnë klubin e Dritës, pasi këta të fundit nuk janë rreshtuar kah kryetari aktual, Agim Ademi.

“Zgjedhjet të cilët janë shpallur nga FFK-ja, po na dëmtojnë ne si ekip. Ne në këto zgjedhje jemi neutral dhe si pasojë e kësaj po dëmtohemi nga gjyqtarët me ndikim nga jashtë”

Ai tutje shtoi;”Ekipet që ia kanë dhënë nënshkrimet këtij kryetari janë ekipe të përkëdhelura nga FFK, ndërsa ne që nuk ia kemi dhënë dëmtohemi në çdo ndeshje”- tha Zymberi.

Deri më tani zyrtarisht dihen katër kandidatë për kryetar të FFK-së: Agim Ademi, Remzi Ejupi, Arianit Ahmeti dhe së fundi djali i legjendës së Fadil Vokrrit, Gramos Vokrri.

/Insporti.com

-->