Drejtori i Ballkanit: Jemi në bisedime me këtë trajner

Futboll 15 Prill 2019 12:40

KF Ballkani është në kërkim të trajnerit të ri pas ndërprerjës së bashkëpunimit me trajnerin, Sami Sermaxhaj.

KF Ballkani shkarkoi trajnerin Sermaxhaj pas një ecurie jo të mirë të rezultateve në Superligë.  Klubi nga Theranda shkarkimin e tij e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetin social, Facebook.

Tashmë, drejtuesit e klubit janë në kërkim të trajnerit të ri që do ta udhëheqë skuadrën drejt misionit të shpëtimit nga rënia.

Insporti raporton se KF Ballkani është në bisedime me trajnerin e mirënjohur kosovar, Gani Sejdiu.

Drejtori i klubit, Ismajl Kasumi për Insportin e ka konfirmuar se janë në bisedime me Sejdiun.

“Në bazë të informtave që mora nga pronarët e klubit, se janë në bisedime me Gani Sejdiu, por ende nuk ka asgjë konkrete, klubi është në bisedime edhe me trajnerë të tjerë”, ka deklaruar Kasumi.

 

Ballkani është duke luftuar për mbijetesë në Superligë si dhe të mërkurën zhvillon gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës, garë në të cilën synon triumfin. /Insporti.com/