Drejtori i Ferizajt: Bordi i klubit është duke diskutuar për trajnerin e ri

Futboll 19 Shkurt 2020 16:37

Dorëheqja e Bekim Isufit është aprovuar nga KF Ferizaj. Ferizaj pak më parë njoftoi se bordi i klubit ka aprovuar dorëheqjen e trajnerit Isufit, shkruan Insporti.com.

Isufi pas ndeshjes me Feronikeli, ofroi dorëheqjen e tij për shkak se nuk i janë plotësuar kërkesat dhe se nuk janë kushtet për të vazhduar.

Insporti ka kontaktuar me drejtorin e Ferizajt, Nadir Haxhimusa i cili ka deklaruar se bordi i klubit tashmë diskutuar për trajnerin e ri. “Bordi është duke diskutuar. Dorëheqjen e Bekim Isufit e kemi aprovuar, por për zëvendësusesin e tij ende emra nuk kemi konkret. Ditëve në vijim do të bëhet e ditur”.

Insporti më herët ka raportuar edhe për largimin e investitorëve anglezë nga klubi dhe besohet se kjo është ndër aryset e largimit të Isufit.

Isufi drejtimin e klubit e mori pak ditë para se të fillonte sezoni i IPKO Superligës së Kosovës.

Ferizaj në ndeshjen e parë të stinorit pranveror luajti baras me Feronikeli 1:1.

Ferizaj renditet në pozitën e dhjetë me 19 pikë. /Insporti.com/

Bekim Isufi largohet nga Ferizaji

-->