Drejtori i klubit të njohur anglez vizitoi sot Ferizajn
Futboll
23 Korrik 2019
20:46

Ferizaj vazhdon të ketë mysafirë anglez herë pas here, pasi tani 51 për qind e klubit i takojnë Brian Deane dhe aksionarëve të tjerë anglezë.
Sot në takim ishin drejtori i Shefilldit, Carl Shieber, i cili ka biseduar me Nadir Haxhimusën për gjendjen e klubit, shkruan gazetasheshi.
Aty u fol për hapat që do të ndërmerren në të ardhmen.
Ai ishte së bashku me vëllanë e futbollistit anglez Rio Ferdinand, Anton që më parë ka luajtur në Premier League me West Ham United, QPR e Sunderland.
Ferizaj është në pritje që ta emërojë trajnerin e ri, ku bisedimet me Bylbyl Sokolin kanë vazhduar.