Drejtori sportiv i Juventusit konfirmon gjithçka, a do të largohet Ronaldo në verë?

Futboll 21 Nëntor 2020 20:51

Vetëm pak minuta para se të fillonte ndeshja mes Juventus dhe Cagliarit, drejtori sportiv i bardhezinjve, Fabio Paratici i është përgjigjur gazetarëve në pytjen nëse Cristiano Ronaldo do të largohet këtë verë, transmeton Insporti.

Ylli portugez është përfolur për një largim të mundshëm nga Italia, me pretekstin se koronavirusi i ka shkaktuar telashe të mëdha Juventusit dhe e ka të pamundur ta mbajë në ekip 35-vjeçarin.

Megjithatë, me një përgjigje të prerë, Paratici i ka mohuar këto zëra.

“Unë mund t’ju siguroj se e ardhmja e Cristiano Ronaldos është këtu në Juventus. Ne nuk i kushtojmë shumë vëmendje zërave për transferime, ka shumë lajme çdo ditë”, tha ai. /Insporti/

-->