Drejtori sportiv i Werderit konfirmon të ardhmen e Milot Rashicës

Futboll 26 Qershor 2020 16:44

Drejtori sportiv i Werder Bremenit, Frank Baumann ka konfirmuar zërat se ylli kosovar i ekipit, Milot Rashica është afër largimit nga klubi.

Kohëve të fundit janë rritur zërat për një kalim të mundshëm në Dortmund apo Leipzig dhe me gjasat e vogla që Werder Bremen të qëndroj në Bundesligë edhe për një sezon, Rashica duket se ka vetëm hijen në klub.

Duke folur për ndeshjen e fundjavës ndaj Kolnit, e cila do të jetë vendimtare për fatin e Werderit, Baymann është ndalur të flasë edhe për 23 vjeçarin, i cili me gjasë po i kalon javët e fundit të eksperiencës në “Weserstadion”.

“Ai dëshiron ta japë një lamtumirë të duhur. Nuk është sekret që Miloti e ka zgjuar interesimin e klubeve të tjera. Mbi të gjitha, ka pasur spekulime të shumta në ditët e fundit. Nëse një klub ka interesim konkret për të, do të takohemi dhe do ta gjejmë një zgjidhje”, ka thënë Baumann për “Fussballtransfers”.

Nëse Werderi bie nga Bundesliga, klauzola e Rashicës prej 38 milionë eurosh do të bie dukshëm dhe ai mund të kushtojë vetëm 15 milionë euro.

-->