Drejtuesit e FISU-s vizitojnë Kosovën

Sporte të tjera 21 Tetor 2021 19:57

Drejtuesit e FISU-s vizitojnë Kosovën!

Drejtues të Federatës Ndërkombëtare të Sportit Universitar (FISU), po qëndrojnë në Kosovë për të bërë inspektimet për organizimin e Kampionatit Botëror të Hendbollit, që vitin e ardhshëm organizohet në Prishtinë nga Federata e Sportit Universitar (FSUNK).

Me këtë rast, Alejandro Guerra Urbistondo dhe Eler nga FISU dhe Nikola Vincetiq, drejtor i Federatës së Sportit Universitar të Kroacisë bashkë me drejtuesit e FSUNK-së, kanë vizituar të enjten edhe Komitetin Olimpik të Kosovës, me ç’rast janë pritur nga sekretari i përgjithshëm i KOK-ut, Besim Aliti.

Sekretari i përgjithshëm, Aliti, duke falënderuar mysafirët për vizitën, ka shprehur vullnetin dhe gatishmërinë e KOK-ut për ta përkrahur organizimin e Kampionatit Botëror të Hendbollit, duke e vlerësuar si njërën nga ngjarjet më të mëdha ndërkombëtare të organizuara ndonjëherë në vendin tonë.

-->