Dren Spahiu, skitari i radhës që po shënon rezultate ndërkombëtare

Sporte të tjera 18 Janar 2022 13:24

Dren Spahiu është emri i radhës nga skitaria që ka nisur të shënojë rezultate ndërkombëtare.

Garuesi ynë ka arritur të fitojë 154 pikë të Federatës Ndërkombëtare të Skitarisë (FIS), në garën e Kronplatzit të Italisë, të mbajtur të dielën, disiplina e sllallomit të madh, përcjell FrontOnline.

Pikët e fituara janë të ngjashme për një kriter të normës olimpike, që dëshmojnë se e ardhmja e Drenit është e ndritshme, kurse rezultatet e tilla kontribuojnë në plotësimin e kritereve për pjesëmarrje në Kampionatin Botëror.

Dreni pritet ta përfaqësojë Kosovën edhe në Festivalin Olimpik Evropian Dimëror “Vuokatti 2022”, që në muajin mars mbahet në Vuokatti të Finlandës.

-->