Drenica ankohet sërish në referim: “Gjyqtarët dëmtojnë serish Drenicën”

Futboll 22 Nëntor 2021 20:48

Klubi i Drenicës është ankuar sërish te arbitri pas ndeshjes ndaj Dritës, transmeton Insporti.

Drenica përmes një komunikate janë ankuar në referim, derisa konfirmojnë se tashmë ankesën e kanë dërguar edhe në FFK.

Postimi i plotë, pa ndërhyrje:

“Gjyqtarët demtojnë serish Drenicën

Skenderaj 22.11.2021

KF Drenica, zhvilloi ndeshjën e radhës, kampionale në kuadër të BKT-Superligës, së Kosovës në Futboll, me datë 20.11.2021, përballë FC Drita, në Gjilan. Në këtë ndeshje, skuadra udhëtoi për të arritur rezultat pozitiv, pavarësisht problemeve që ka klubi jonë.

Edhe në këtë ndeshje, gjyqtarët së bashku me VAR-in, na dëmtuan në minutën e 45+1, ku pas ndërhyrjes brutale të lojtarit, Astrit Fazliu, në mbrojtësin tonë, Granit Jashari, lojtari i Dritës, u ndeshkua me karton të verdhë, por kjo nderhyrje është për karton të kuq , dhe as gjyqtari Bardh Ajeti, e as VAR-i, nuk e ndeshkojnë lojtarin më karton të kuq, pranë rezultatit 0:0, dhe skuadra jonë serish dëmtohet. Gjithashtu situata e golit, është shumë e dyshimtë për offsajd, pasi që nga prerja për të percaktuar vijën sipas VAR-it, nuk është si duhet andaj edhe kjo situatë na vë në dyshime për rregullsinë e golit.

Pavarësisht problemeve tona të brendshme në klub, gjyqtarët nuk janë ata, që duhet të percaktojnë fatin e ndeshjes, dhe të ‘shfrytëzojnë’ situatën, kur klubi jonë është në vështirësi dhe të demtohemi , sepse kjo nuk është korrekte dhe nuk është hera e parë që ne po demtohemi edhe nga gjyqtarët së bashku me VAR-in. Ku edhe mbrëmë në emisionin ‘Ekipi A’ në ATV, përfaqësuesi i SC Gjilanit, që ishte i ftuar si mysafir, ka pranuar, që në ndeshjen Gjilani – Drenica, nuk është akorduar një penallti e 100%, për të cilën në kemi reaguar dhe jemi ankuar në FFK, në lidhje me këtë penallti, si rasi tashmë i njohur për opinionin përballë Prishtinës, si dhe ndeshjet tjera, të cilat i kemi adresuar në kohë të caktuara.

Ne jemi të zhgenjyer me VAR-in, që na dëmton në shumë raste kur janë situata në të mirë të klubit tonë,  VAR-i, nuk merret parasysh, kurse kur është ndonjë situatë kundër FC Drenicës, gjithmonë VAR-i, funksionon në dëm të Drenicës.

Klubi , falendëron FC DRITA, për mikpritjen shembullore dhe e uron për fitoren, por ne vetëm po pasqyrojmë shqëtësimin tonë, për situata të perseritura, ku ne po demtohemi vazhdimisht.

Ju bëjmë më dijë, që tashmë cfarë është mjaft është mjaft, dhe nga ndeshja e ardhshme më nuk do të lejojmë situata të tilla të perseriten dhe nuk do të lejojmë që 4 gjyqtarë + 2 të tjerë në VAR, të mos trajtojnë si duhet klubin tonë dhe të marrin vendime vetëm në dëm të KF Drenicës.

Video: Nderhyrja brutale e lojtarit Astrit Fazliu, vlerësojeni vet”, shkroi klubi.

-->