Drenica e shkatërroi KEK-un, Gjilani dhe Trepça ’89 ndahen në paqe

Futboll 30 Mars 2019 14:00

Kanë përfunduar dy ndeshjet e zhvilluar të IPKO Superligës së Kosovës

Gjilani dhe Trepça ’89 kanë barazuar me rezultat 1:1. Trajneri shqiptar, Gentian Mezani, debutoi me barazim me skuadrën e gjilanase.

Gjilani e filloi ndeshjen për mrekulli, duke kaluar në epërsi në minutën e tretë të ndeshjes, kur shënoi me kokë mesfushori Wilber Perez, për rezultatin 1:0.

Skuadra mysafire arriti të barazojë rezultatin në fillim të pjesës së dytë.

Mesfushori i krahut, Hasan Hyseni përfitoi më së miri nga një tollovi e krijuar në zonën e portierit, Donat Kaçiut, duke shënuar për rezultatin 1:1.

Gjilani me këtë barazim renditet në pozitën e pestë me 33 pikë, ndërsa skuadra e Sabit Osmanit në pozitën e tetë me 29 pikë.

Ndërsa, ndeshja e zhvilluar në Kastriot, ndërmjet KEK-ut dhe Drenicës, i takoi skuadrës mysafire.

Skuadra e trajnerit Tahir Lushtakut fituan ndeshjen me rezultat bindës 5:1.

Golat për Drenicën i realizuan Qemail Elshani (3’), Kreshnik Uka (13’), Osman Mëziu (54’), Atdhe Grajqevci (54’) dhe Nicholas Andres (86’), ndërsa për skuadrën vendase golin e nderit e shënoi Isa EminHaziri në minutën e 37-të.

Drenica me këtë fitore renditet në pozitën e gjashtë me 33 pikë, ndërsa KEK-u renditet në pozitën e fundit me një pikë. /Insporti.com/

LIVE

Gjilani – Trepça ’89 1:1

-Mbyllet ndeshja!

75′ Edison Kqiku (Gjil) shfrytëzon një dalje të pa studiuar të Arben Beqirit, por topi përfundon pranë pingules.

52′ Engjëll Hoti (T’89) lanson një projektil nga largësia, por topi shkon pranë portës.

64′ Keita Aziz tentoi por goditja e tij përfundoi jashtë portës së Beqirit

47′ Hasan Hyseni shënon për rezultatin 1:1, pas një tollovie e krijuar në zonën e Gjilanit

-Starton pjesa e dytë!

-Mbyllet pjesa e parë!

33′ Hasan Hyseni rrezkoi portën e Donat Kaçiut, por goditja e tij përfundoi mbi portë

27′ Ansi Nika nuk arrin të shënon nga afërsia pasi portieri Arben Beqiri intervenoi për mrekulli

16′  Frenck Herman detyrohet të zëvendësohet për shkak të lëndimit, në vend të tij inkuadrohet Djubril Diawara

10′ Keita Aziz (Gjil) gjuan nga distanca gjuan fuqishëm, por vetëm jashtë portës.

03′ GOOOOOOL! Gjilani kalon në epërsi me golin e Wilber Perez, pas një harkimi të bukur të Maganit.

Formacionet startuese:

 

KEK-u – Drenica 1:5

Mbyllet ndeshja!

86′ Goool. Nicholas Andres (Dre) përfiton nga një pakujdesi e mbrojtjes vendase dhe me qetësi realizon për 1-5.

57′ Goool. Atdhe Grajqevci (Dre) realizon nga topi i kthyer në zonë nga Drin Hodaj.

57′ Osman Mëziu (Dre) dështon nga pika e bardhë, pasi që pret Drin Hodaj.

54′ Goool. Osman Mëziu (Dre) parabolon ‘gardianin’ Drin Hodaj dhe realizon për 1-3.

-Starton pjesa e dytë!

-Mbyllet pjesa e parë!

37′ Goool. Isa Eminhaziri (KEK-u) gjuan nga një distancë e largët dhe drejton topin drejt rrjetës për të realizuar një super gol për 1-2.

26′ Torvioll Stullqaku (KEK-u) gjuan drejt portës, por topin nga vija fatale e largon Arsen Sykaj (Dre), ndërkohë që vendasit kërkojnë gol pasi që pretendojnë se topi ka kaluar vijën fatale.

13′ Goool. Kreshnik Uka (Dre) gjendet bukur në zonë dhe dërgon me saktësi topin drejt rrjetës për 0-2.

04′ Goool. Qemail Elshani (Dre) realizon pasi një gabimi në mbrojtje të Drilon Tejecit dhe me një goditje të sakt, zhagas dhe priceze realizon për 0-1.

-Starton ndeshja

Formacionet zyrtare:

-->