“Drenicës nuk i intereson kush përfundon në pozitën e parë”

Futboll 20 Korrik 2020 20:30

Kampionatit kosovar të futbollit i kanë mbetur edhe dy xhiro deri në fund të saj, por që çështja e kampionit dhe skuadrës së fundit që do bie nga liga, ende nuk është zgjedhur.

Kurse, xhiro e parafundit në IPKO Superligën e Kosovës në futboll do të zhvillohet nesër dhe pasnesër.

Drita – Drenica, do të hap këtë xhiro, me duelin që zhvillohet të martën nga ora 17:00, takim ky që i është besuar gjyqtarëve, Selim Isufi me ndihmësit: Preniqi, Mehmeti, Zasella, Shala e Ejupi.

Sulmuesi i Drenicës, Alban Shillova ka thënë se i pret një ndeshje e vështirë por që shkojnë për rezultat pozitiv.

“Do të jetë një ndeshje e vështirë, shkojmë për të mos humbur”, tha fillimisht Shillova.

“Në këtë rast Drenicës nuk i intereson kush përfundon në pozitën e parë apo të dytë, por na duhen pikët për të siguruar mbijetesën”.

“Gjithsesi, kjo ndeshje i ka tre rezultatet e mundshme, por duhet ditur se Drita ka presionin”, përfundoj Shillova.

Sulmuesi nga Prishtina, deri më tani ka shënuar 11 gola në elitën e futbollit kosovar. /gazetaolle/

-->