Dribluesit më të shpejtë në botë – në këtë pozitë renditet Shaqiri

Futboll 26 Gusht 2019 13:08

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi është dribluesi më i shpejtë në botë.

Ndërkohë, në mesin e dribluesve më të shpejtë në botë bën pjesë edhe Xherdan Shaqiri, raporton “Blick”.

Shaqiri zë vendin e katërt, derisa në pozitat 2 dhe 3 janë Jonathan Schmid, përkatësisht Ozkan Yildirim, transmeton zeri.info.

Kjo është lista:

5.12 sekonda: Lionel Messi (32, Argjentina, FC Barcelona)

5.16 sekonda: Jonathan Schmid (29, Franca, SC Freiburg)

5.28 sekonda: Ozkan Yildirim (26, Gjermania, ish-lojtar i Eintracht Braunschweig)

5.34 sekonda: Xherdan Shaqiri (27, Zvicra, Liverpool FC)

5.42 sekonda: Julian Draxler (25, Gjermania, Paris Saint-Germain)

5.44 sekonda: Christian Fuchs (33, Austria, Leicester City)

5.53 sekonda: Dante (35, Brazili, OGC Nice).