Dridhet tregu i shoferëve në F1, rokadë e madhe te Red Bulli

Formula 1 03 Gusht 2018 13:40

Edhe pse zakonisht muaji i shtatorit dhe koha rreth garës për Shpërblimin e Madh të Italisë janë koha kur konfirmohen kontratat e sezonit të ardhshëm në Formula 1, sivjet kjo gjë ka ndodhur më herët dhe kanë mbetur edhe vetëm edhe dy dilema të mëdha.

Pasi Mercedesi konfirmoi Hamiltonin dhe Bottasin edhe për vitin e ardhshëm, një lëvizje e befasishme ka ndodhur në ekipin Red Bull.

Daniel Ricciardo, shoferi australian, i cili ka qenë pjesë e Red Bullit për shumë vite, në fund të këtij sezoni do të lë ekipin austriak dhe sipas të gjitha gjasave pritet ti bashkëngjitet ekipit fabrikor Renault.

Ricciardo është në Red Bull që nga viti 2014, kurse paraprakisht kishte kaluar dy sezone në ekipin Toro Rosso, që shërben si “ekip junior” i Red Bullit.

Mos vazhdimi i kontratës së Ricciardos me Red Bullin do ta lë një vend të lirë shumë atraktiv për cilindo shofer dhe mund ta lë Max Verstappenin, 20 vjeçar si lideri të pakontestueshëm në ekip.

Përveç një vendi në ekipin e Red Bullit, interesante është të përcillet edhe situata në Ferrari, ku Kimi Raikkonen nuk e ka të sigurt vendin për sezonin e ardhshëm dhe ekipi italian mund ta ndërrojë shokun e ekipit të Sebastian Vettelit. Sidoqoftë, konfirmimi i ekipit të Ferrarit nuk do të ndodhë brenda ditëve të ardhshme, për shkak të zhvillimeve të brendshme në këtë ekip.

-->