Pamjet e driftit që çmendi mijëra shikues në Prishtinë

FASK 05 Gusht 2018 16:13

Drift Kosova për garën e disiplinës drag që po zhvillohet në pistën e vejtur të Aeroportit të Prishtinës në Sllatinë kishte përgatitur një shfaqje të veçantë për shikuesit, një drift disa minutash me një veturë BMW të serisë E36, të përgattitur në mënyrë të veçantë për drift.

Mijëra shikues që ishin mbledhur në pistën e garës drag, përveç garave super të shpejta në vijë të drejtë patën rast të shikojnë edhe një shfaqje shumë atraktive të driftit, të cilën mund ta shikoni të plotë në videon që e ka postuar Insporti.

-->