Drilon Hajrizi rikthehet te KB Trepça

Superliga 03 Janar 2021 18:35

Basketbollisti mitrovicas, Drilon Hajrizi ka arritur marrëveshje me KB Trepçën..

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Hajrizi nëpërmjet një njoftimi në rrjetin e tij social “Facebook”.

Hajrizi ka shkruar në “Facebook” se “Minatori” është foleja e tij, derisa u ka kërkuar falje për mungesën, pasi ishte larguar vite më parë.

Drilon Hajrizi gjatë karrierës së tij në elitën e basketbollit kosovar kishte mbrojtur ngjyrat e skuadrave më të mëdha.

Ky është njoftimi i tij i plotë:

Minatori është foleja ime. Trepça është fryma ime. Torcida është zemra ime! Krejt këto janë vetja ime! Unë po i kthehem…

-->