Drita blindon një ndër lojtarët kyç të saj

Futboll 02 Qershor 2020 23:10

Ardian Cuculi ka vazhduar kontratën me Dritën edhe për dy vite tjera.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e Dritës.

“Është arritur marrëveshja per vazhdimin e bashkëpunimit me qendërmbrojtësin tone Ardian Cuculi edhe për dy vitet e ardhshme.

Cuculi është një prej lojtarëve kyç te skuadrës andaj drejtuesit e klubit i kanë besuar qe te jete me ne deri ne vitin 2022.

Drejtori sportiv Valon Zymberi është shprehur tejet i kënaqur me arritjen e marrëveshjes me Cuculin, te cilin e konsideron tejet të rëndësishëm ne projektin e madh qe ka klubi.

Vazhdojmë te punojmë pa ndërprerë drejt synimeve tona”, njofton Drita.

Para dy ditësh klubi rinovoi edhe me trajnerin Ardian Nuhiu.

-->