Drita dhe Gjilani i kanë ofruar pagë të majme Arbër Çybrjës, por një skuadër e tretë është futur në lojë

Kukësi u eliminua nga Kupat e Europës që në turin e parë dhe presidenti Safet Gjici ka nisur të bëjë skuadrën nga e para.
Përveç afrimeve, parashikohen dhe shumë largime nga verilindorët, që kanë nisur me Arbër Çyrbjan.
Mesfushorit anësor nuk iu rinovua kontrata dhe menjëherë pas ndeshjes me Debreçenin, kaloi si lojtar i lirë.
Interesimi për të është i madh, sidomos nga Kosova, me dy skuadra të IPKO Superligës që duan firmën e tij.
Drita dhe Gjilani ishin garueset e vetme për të siguruar firmën e Çyrbjes, por një ofertë e tretë surprizë ka ardhur orët e fundit.
Siç raporton “Ora News”, Partizani synon ta transferojë mesfushorin anësor në “Selman Stermasi”.
Drita dhe Gjilani i kanë ofruar një pagë 50 mijë euro në sezon, por një ofertë më e mirë e “Demave të Kuq”, mund ta shohin 25-vjeçarin të qëndrojë në Superiore.