Drita dhe Gjilani luajnë për histori, këto janë shifrat e pasluftës

Futboll 16 Shkurt 2019 08:51

Të shtunën zhvillohet derbi numër 28-të kampional pas luftës ndërmjet Gjilanit dhe Dritës dhe i 34-ti në të gjitha garat.

Fitorja minimale bardh e kuqve në ndeshjen e kaluar (1-0) ka bërë që statistikat kampionale të nivelohen me nga 9 fitore për secilin ekip dhe 9 barazime.

Në duelin e xhiros së 18-të në Ipko Superligën e Kosovës njëra nga këto dy ekipe ka mundësojë të superojë rivalin e përbetuar, ndërkohë që më poshtë ju sjellim disa statistika mjaft interesante.

Si për ironi të fatit Drita e cila është të shtunën (16 shkurt) në cilësinë e ekipit vendas ka shtatë vite ma e mposhtur Gjilanin. Saktësisht në shkurtin e vitin 2012, bardh e kaltërit kishin mposhtur për herë të fundit rivalin e tyre të përbetuar kur ishin si vendas. Rezultati në atë kohë ishte 2-0 në favor të “Intelektualëve”. Atë kohë realizonin Venhar Sermaxhaj nga pika e bardhë dhe Leonit Abazi.

Drita nuk ka kaluar në epërsi ndaj Gjilanit në katër ndeshjet e fundit. Marrë në tërësi mbi 360 minuta kanë kaluar kur bardh e kaltërit e realizuan fitoren e fundit ndaj “fqinjëve” të tyre. Ishte viti 2017 kur Drita triumfonte 0-1 me golin e Përparim Livorekës në duelin e fundit kampional ndërmjet këtyre dy skuadrave në atë vit.

Rezultati më i lartë i regjistruar ndonjëherë në derbi mbetet ai i edicionit 2002/03 kur Drita në edicionin pranveror dy javë para fundit të kampionatit e kishte mposhtur Gjilanin me rezultat bindës 1-6. Duhet theksuar se në atë përballje ekipi i Gjilanit është paraqitur me skuadrën e Juniorëve.

Gazetasheshi.com ju sjell ekskluzivisht të gjitha përballjet e pasluftës ndërmjet Gjilanit dhe Dritës.

Historiku i ndeshjeve kampionale të pasluftës

1999/00: Gjilani-Drita 0-3 dhe Drita-Gjilani 3-1;

2000/01: Drita-Gjilani 0-0 dhe Gjilani-Drita 3-0 (rez. zyrtar pasi Drita nuk pranoi të luaj);

2001/02: Gjilani-Drita 0-1 dhe Drita-Gjilani 3-0;

2002/03: Drita-Gjilani 0-0 dhe Gjilani-Drita 1-6;

2003/04: nuk u luajt derbi pasiqë Gjilani bojkotoi Superligën;

2004/05: nuk u luajt derbi pasiqë Gjilani ishte në ligen e dytë;

2005/06 dhe 2006/07: nuk luajt derbi pasiqë Drita luajti në ligën e dytë;

2007/08: Drita-Gjilani 1-1 dhe Gjilani-Drita 2-0;

2008/09: Gjilani-Drita 2-1 dhe Drita-Gjilani 1-3;

2009/10: nuk u luajt derbi pasiqë Drita luajti në ligen e dytë;

2010/11: Drita-Gjilani 0-0 dhe Gjilani -Drita 0-0 (hera e parë që derbi u luajt në Ligën e Parë).

2011/12: Gjilani – Drita 0-1, Drita-Gjilani 2-0 dhe Drita-Gjilani 1-2…

2012/13: nuk u luajt derbi pasiqe Gjilani luajti ne ligen e dyte;

2013/14: nuk u luajt derbi pasiqe Gjilani luajti ne ligen e dyte;

2014/15: nuk u luajt derbi pasiqe Gjilani luajti ne ligen e dyte;

2015/16: Drita – Gjilani 0-3, Gjilani – Drita 0-2, Drita – Gjilani 0-1

2016/17: Drita – Gjilani 0-1, Gjilani – Drita 1-1, Gjilani – Drita 0-1

2017/18: Drita – Gjilani 1-1, Gjilani – Drita 0-0, Gjilani – Drita 1-1

2018/19: Gjilani – Drita 1-0

Statistikat e 27 derbive kampional të pasluftës

Drita: 9 fitore

Gjilani: 9 fitore

Barazime: 9 ndeshje

Historiku i derbit në garat e Kupës

1999/00: Gjysmëfinalja:

Drita-Gjilani 1:0

Gjilani-Drita 2:1 (u regjistrua me rezultat zyrtar 3:0 për Gjilanin, pasiqë Drita lëshoi fushën e pakënaqur me referim)

2000/01: Finalja:

Gjilani-Drita 6:7 (koha e rregullt 1:1, pas penalltive 5:6 për Dritën, e cila fiton trofeun e Kupës)

2001/02: Gjysmëfinalja:

Gjilani-Drita 1:0

Drita-Gjilani 2:1

2007/08: 1/8 e finales:

Drita-Gjilani 1:0

2013/14: Çerekfinalja e Kupës

Gjilani 1-3 Drita

Statistikat e shtatë derbive në garat e Kupës

Drita: 5 fitore

Gjilani: 2 fitore

Ndeshje miqësore

Për shkak të rivalitetit të madh mes këtyre dy skuadrave dhe tifozerive, vetëm një ndeshje miqësore është zhvilluar mes Dritës dhe Gjilanit. Pak javë pas çlirimit të Gilanit, në verë 1999, autoritet komunale të pasluftës ua imponuan një ndeshje miqësore, e cila ishte njëherit e para dhe e fundit për këta rival të përbetuar. Edhe pse ndeshje miqësore, mbi 15.000 tifozë dhe një lojë e ashpër në fushë, tregoi për rivalitetin që e karakterizon këtë derbi.

Ndërkohë duhet theksuar se këto dy skuadra u takuan edhe në finalen e turneut memorial në nderim të figurave eminente të klubit bardh e kaltër, “Bezi-Raci-Reshi”, me ç’rast këtë turne e fitoi skuadra e Dritës pas penaltive.

1999: Drita-Gjilani 5:4 (koha e rregullt 1:1, pas penalltive 4:3 për Dritën)

2014: Drita – Gjilani 3:1 (koha e rregullt, 0-0, pas penalltive 3:1 për Dritën)

Statistikat e përgjithshme të 33 derbive të pasluftës

Drita: 14 fitore

Gjilani: 11 fitore(prej tyre, dy me rezultat zyrtar)

Barazime: 8 ndeshje

Golvarazhi nga 33 derbi të pasluftës

Drita: shënoi 48 gola(minus një gol i hequr me rezultat zyrtar)

Gjilani: shënoi 40 gola(prej tyre, 6 të dhëna nga rezultatet zyrtare)

/Gazeta Sheshi/

-->