Drita dhe Trepça’89 luajnë baras, Feronikeli fiton me lehtësi

Futboll 21 Prill 2019 14:34

Feronikeli ka triumfuar me lehtësi në udhëtim përballë ekipit të KEK-ut tashmë të ç’regjistruar nga elita e futbollit kosovar me rezultat bindës (0-4).

Kastriot Rexha me tre gola të realizuar nga penaltia ishte determinues në këtë ndeshje, ndërkohë Jean Carioca kontriboi me një tjetër që ‘industrialistët’ të marrin tre pikësh të rëndësishëm që ju ndihmon për tu rikthyer në kreun e tabelës.

Në ndeshjen tjetër Drita dhe Trepça ’89 kanë ndarë pikët, teksa kanë luajtur 1-1 në Gjilan.

Traore kaloi ‘minatorët’ të parët në epërsi, ndërkohë Xhevdet Shabani barazoi në pjesën e dytë të lojës.

Drita – Trepça ‘89 1:1

– Mbyllet sfida

86′ Endrit Krasniqi (Dri) gjuan fuqishëm, por godet vetëm shtyllën pingule.

77′ GOOOL! Xhevdet Shabani (Dri) i ndihmuar edhe nga një devijim i murit mbrojtës e dërgon topin drejt rrjetës për 1-1.

59′ Xhevdet Shabani (Dri) gjendet në mundësi ideale për të realizuar, por Ergys Mersini i largon në çastet e fundit topin nga këmba.

58′ Ardian Limani (Dri) gjuan bukur me kokë, por topi shkon pranë portës.

47′ Ardian Muja (T’89) gjuan nga distanca, por vetëm jashtë portës.

– Fillon pjesa e dytë

-Mbyllet pjesa e parë!

Drita – Trepça ‘89 0:1

27′ GOOOL! Traore (T’89) gjuan nga largësia jo shumë fuqishëm, por mjaftueshëm sa për të realizuar, 0-1.

10′ Filonit Shaqiri (Dri) gjuan brenda zonës, por bllokohet në çastet e fundit nga Ergys Mersini.

– Starton ndeshja!

Formacionet zyrtare:

Drita: Rexhepi, Osmani, Limani, Gërbeshi, Haliti, B.Shabani, Shaqiri, Vucaj, Krasniqi, Xh.Shabani, Haxhimusa. Kryetrajner: Ardian Nuhiu

Trepça ’89: Beqiri, Muja, Asare, Basriu, Mersini, Jashari, Traore, Hoti, Hyseni, Hyshmeri, Manaj. Kryetrajner: Sabit Osmani.

KEK-u – Feronikeli 0:4

-Mbyllet sfida

79′ GOOOL! Kastriot Rexha (Fer) realizon nga penaltia për rezultatin 0-4.

47′ Valmir Kutllovci (KEK-u) gjuan me kokë, por pret Deniz Troshupa.

– Fillon pjesa e dytë

-Mbyllet pjesa e parë!

KEK-u – Feronikeli 0:3

45′ GOOOL! Kastriot Rexha (Fer) realizoi përsëri nga penaltia për rezultatin 0-3.

30′ GOOOL! Kastriot Rexha (Fer) realizon nga penaltia për rezultatin 0-2.

29′ Kastriot Rexha (Fer) ndalet në zonë nga Altin Govori dhe gjyqtari kryesor Tefik Maloku akordon penalti.

27′ GOOOL! Jean Carioca Da Silva (Fer) e dërgon me lehtësi topin drejt rrjetës pasi u shërbye bukur nga Kastriot Rexha, 0-1.

20′ Astrit Fazliu (Fer) shpërdoron një tjetër mundësi të mirë shënimi, derisa nga afërsia gjuan sërish pranë pingules.

18′ Albutrint Morina (Fer) nga afërsia nuk arrinë të godasë topin siç duhet dhe lëshon një mundësi të pastër shënimi.

17′ Astrit Fazliu (Fer) gjuan me kokë pas harkimit të Adenis Shalës, por topi shkon pranë pingules.

10′ Lëndohet futbollisti i Feronikelit, Mendurim Hoti. Në vendin e tij inkuadrohet Adenis Shala.

05′ Kastriot Rexha (Fer) përfiton nga një gabim i portierit Drin Hodaj, duke gjuajtur me kokë, por është ‘gardiani’ vendas ai i cili e largon topin nga porta.

– Starton ndeshja!

Formacionet zyrtare:

KEK-u: Hodaj, Kutllovci, Vitija, Govori, Musliu, Preniqi, Berisha, Dushi, Qerimi, Emihaziri, Stullqaku. Kryetrajner: Alban Dragusha

Feronikeli: Troshupa, Doshlaku, Prekazi, Thaqi, Hoxha, Millaku, Morina, Carioca, Hoti, Fazliu, Rexha. Kryetrajner: Zekirija Ramadani

Gjyqtarë: Tefik Maloku, Imran Kabashi, Jakup Musolli, Erdall Zasella

Stadiumi: “Agron Rama” – Obiliq

-->