Drita e mposhti Skenderajn për të triumfuar në Superkupë

Volejboll 10 Tetor 2019 10:34

Ekipi i Dritës në volejboll te femrat ka arritur të fitojë trofeun e Superkupës për vitin 2019, duke e mposhtur ekipin e Skenderajt 3:2 në sete në një lojë mjaft interesante, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Drita e filloi mirë lojën duke e fituar setin e parë bindshëm me rezultat 25:15. Në dy setet në vazhdim loja ishte e dominuar nga ekipi i Skenderajt duke i fituar të dy setet në vazhdim, 21:25 dhe 19:25.

Dhe kur pritej që Skenderaj të fitonte lojën me rezultat 1:3 kur rezultati ishte 16:22, Drita arriti të rikthehej në lojë dhe të barazojë në 2:2 e më pas duke e fituar edhe tie break-un me 15:9 dhe ndeshjen në përgjithësi me rezultat 3:2.

Federata e Volejbollit thotë se Superkupa e Kosovës ishte aktiviteti i fundit për vitin që po e lëmë pas, ndërsa vikendin që po vjen do të fillojë stinori vjeshtor në Superligën e Kosovës.

-->