Drita – Ferizaj, publikohen formacionet zyrtare

Futboll 19 Qershor 2020 16:11

Me ndeshjen Drita – Ferizaj, sot nis xhiroja e 25-të në Superligë.

Lideri i Superligës së Kosovës duhet të shënoj fitore nëse dëshiron të mbaj pozitën e parë.

Fitorja i duhet edhe Ferizajt për qëndrim në Superligë.

Drita ka 49 pikë për momentin, vetëm dy më shumë se Prishtina që është në pozitën e dytë.

Ferizaj po kalon në një formë të dobët dhe për momentin gjendet në zonën e kuqe, saktësisht në pozitën e 10-të.

Ata pas 24 ndeshjeve kanë 25 pikë. Katër pikë është larg pozita që do ta shpëtonte ‘Ujqit’.

Formacionet zyrtare:

Drita: Maloku, Limani, Gërbeshi, Cuculi, Blakçori, Bujar Shabani, Namani, Emini, Ajzera, Bunjamin Shabani, Rexha.

Ferizaj: Blakçori, Halili, Hajdarevic, Asani, Sefa, Qerkini, Tasholli, Tahiri, Dajaku, Brahimi, Krasniqi.

-->